Rasti i 11-vjeçares, Kuçi: Kemi dështuar si shoqëri - NACIONALE

Rasti i 11-vjeçares, Kuçi: Kemi dështuar si shoqëri

1 vit më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi ka reaguar për rastin e sotëm që tashmë ka bërë bujë në të gjitha rrjetet sociale.

Përmes një postimi në platformën "Facebook", Kuçi ka thënë se në këtë rast kemi dështuar si shoqëri.

Tutje ajo shtoi se kjo është fatkeqësi jashtëzakonisht e madhe.

Më poshtë edhe postimi i plotë:

Është fatkeqësi jashtëzakonisht e madhe ajo çfarë kuptuam sot. Një vajzë 11 vjeçare u dhunua nga 5 burra!

Kolektivisht kemi dështuar në krijimin e një shoqërie të drejtë, të barabartë e të sigurt për të gjithë. Mbi të gjitha, barra më e madhe e përgjegjësisë bie mbi institucionet të cilat në asnjë formë nuk kanë ndërhyrë që ky fenomen të trajtohet.

Listës së tmerrshme të dhunimeve seksuale nuk i nevojiten më shumë viktima. Duhet të veprojmë tani që të parandalojmë këtë gjë.

Lajme të ngjashme