Rashit Qalaj i ashpër me Nuredin Lushtakun: Kush je ti me prekë policin? - NACIONALE

Rashit Qalaj i ashpër me Nuredin Lushtakun: Kush je ti me prekë policin?

4 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka folur rreth rastit të mesnatës mes datave 2 dhe 3 korrik.

Ai, teksa fliste për çështjen respektive, hodhi kritika të shumta ndaj Nuredin Lushtakut.

"Kam çdo respekt për të kaluarën e Nuredin Lushtakut. Personalisht nuk e njoh. Por, kush je ti me prekë policin me gisht të vogël? Kush?", tha ndër të tjerash Qalaj në Pressing.

Qalaj tutje shtoi se ngritja dorë në policin është ngritje dore ndaj shtetit, teksa nuk i amnistoi as rastet e së kaluarës.

Lajme të ngjashme