Raportohet se një person ka kryer vetëvrasje në Mleqan të Malishevës
Një person dyshohet se ka kryer vetëvrasje në fshatin Mleqan të Malishevës.
Rasti është konfirmuar nga Sheremet Elezaj, zëdhënës i Policisë për rajonin e Malishevës, i cili ka thënë se viktima është gjetur i varur në një objekt.
“Kemi pranuar informatën që një person është gjetur i varur në objektin e biznesit të tij në fshatin Mleqan. Prokurori publik ka dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë veprimet e nevojshme” – ka thënë ai për “Express”.
Po ashtu, Elezaj ka konfirmuar viktima është mashkull i gjinisë madhore, derisa detaje të tjera nuk ka.