Raportohet se Izraeli do t’i tërheqë pjesërisht trupat nga Libani Jugor
Mediumi izraelit, “Channel 13”, raporton se Izraeli pritet t’i tërheqë pjesërisht trupat nga pjesa jugore e Libanit.
Sipas këtij mediumi, çështja e tërheqjes së Izraelit nga disa zona që janë nën kontrollin e ushtrisë izraelite tani për tani është duke u diskutuar në një takim mes delegacioneve izraelite e libaneze në Uashington, transmeton gazeta “The Times of Israel”.
Mediumi “Channel 13” citoi një “zyrtar të lartë” të ketë thënë se ushtria izraelite “kapi territor ditëve të fundit për qëllim të bisedimeve, për t’u tërhequr më pas nga to”.
Sipas një pilot-programi të raportuar, ushtria izraelite do të tërhiqej nga zona të caktuara jugore të Libanit dhe më pas do t’ia dorëzojë kontrollin ushtrisë libaneze.