Raportohet se Inspektorati po e pret të hënën për të filluar hetimet mbi një vdekje të dyshimtë
Gazetari i Shëndetësisë, Bujar Vitija ka vazhduar me kritikat ndaj Inspektoratit Shëndetësor.
Kjo pasi, sipas tij, në një institucion privat të licencuar nga MSh, ka ndodhur një vdekje e dyshimtë, por Inspektorati nuk po bën asgjë.
Sipas Vitisë, i njëjti po e pret ditën e hënë për t'u rikthyer në punë e për t'u marrë me një rast, që do duhej të ishte urgjent.
"A e dini që ka ndodh një vdekje e dyshimtë në një institucion privat shëndetësor të licencuar nga Ministria e Shëndetësisë? E inspektimi nga Inspektorati Shëndetësor do të bëhet të hënën, dmth 48 orë pas rastit", shkroi ndër tjerash ai.
Më poshtë edhe postimi i plotë:

