Gazetari Vitija i reagon ashpër Inspektoratit Shëndetësor pas vdekjes së 41 vjeçares: Nuk kanë ide çka ka ndodh
Gazetari i Shëndetësisë, Bujar Vitija, ka reaguar pas vdekjes së 41- vjeçares, rast i cili ka ndodhur në ordinancën private “Aorta” në Ferizaj pasi viktima iu nënshtrua një intervenimi gjinekologjik.
Vitija, përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se nga Inspektorati Shëndetësor nuk janë të informuar asgjë në lidhje me rastin, duke treguar se deri më tani as inspektim nuk kanë bërë.
“Nje 41-vjeçare ka vdek dje pas nje intervenimi ne nje ordinance private ne Ferizaj. Shkaqet ende nuk dihen, edhe ato qe jane raportu jane shume te paqarta. Prokuroria po e heton rastin, kurse Inspektorati Shendetesor nuk ia ka idene çka ka ndodh. Dmth as inspektim s'ka bo. Ne gjume! Kaq per mbikeqyrjen dhe sigurine e sherbimeve ne disa institucione private! “, shkruan Vitija.
