Një grua dërgohet pa shenja jete në Emergjencën e Ferizajt - NACIONALE

Një grua dërgohet pa shenja jete në Emergjencën e Ferizajt

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një grua është dërguar pa shenja jete të shtunën në Emergjencën e Ferizajt.

Siç thuhet në raportin e Policisë së Kosovës, në lidhje me rastin janë intervistuar dy persona.

Tutje, theksohet se trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

HETIM MBI VDEKJEN/Ferizaj 25.02.2023-15:15. Raportohet se në emergjencë Ferizaj është sjellë pa shenja jete një femër kosovare, ku nga epika mjekësore është konstatuar vdekja e saj. Njësiti policor ka dal ne vendngjarje. Në lidhje me rastin janë intervistuar dy të dyshuar meshkuj kosovar, Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Sipas Sinjalit, rasti ka ndodhur në ordinancën private “Aorta” në Ferizaj pasi viktima iu nënshtrua një intervenimi gjinekologjik.

Në lidhje me këtë, Nacionale ka provuar të kontaktojë ordinancën dhe pronarinë e kësaj ordinance por që nuk kanë qenë të qasshëm.

Nacionale do të ju mbajë të informuar rreth rastit.

Lajme të ngjashme