Raportit të Auditorit mund t’ia shohë sherrin drejtori i SHSKUK-së Valbon Krasniqi - NACIONALE

Raportit të Auditorit mund t’ia shohë sherrin drejtori i SHSKUK-së Valbon Krasniqi

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Bordi i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës ka nisur mbledhjen. Në rend ditë, në këtë mbledhje pritet të jetë shkarkimi i Valbon Krasniqit nga polzita e drejtorit të përgjithshëm të SHSKUK-së.

E propozimi për shkarkimin e Krasniqit nga ana e Bordit sic mëson Nacionale, vie pas publikimit të raportit të Auditorit.

Ky raport ka vënë në pah shkelje të shumta dhe parregullësi në menaxhimin e buxhetit dhe kontratave brenda SHSKUK-së.

E këto gjetje mund ta çojnë sot Krasniqin drejt shkarkimit nga Bordi Drejtues. Krasniqi është emëruar në këtë pozitë në korrik të vitit 2020, pas shkarkimit të ish-drejtorit Basri Sejdiu.

Nacionale ka raportuar për gjetjet e Zyrës Kombëtare të Auditorit rreth gjetjeve në SHSKUK.

Kujtojmë se Krasniqi ishte emëruar në këtë pozitë në korrik të vitit 2020, pas shkarkimit të ish-drejtorit Basri Sejdiu. Ky i fundit kishte ardh në pozitë pas dorëheqjes së Curr Gjocajt në vitin 2017./Nacionale.com/

Lajme të ngjashme