Raportimi i Nacionales për Fondin e Sigurimeve Shëndetësore, Balje: Nuk ka pasur nevojë të ndërhyhet
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka reaguar pas raportimit “Dyshimet se disa pacientë ndërruan jetë duke pritur, e disa të tjerë kaluan me "t'njofshëm" pa radhë në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore”, nga gazetari i Nacionales, Oqean Dërmarku.
Përmes një postimi në Facebook, Balje ka thënë se pacienti për të cilin është publikuar teksti është nga fshati Planjanje dhe vuan nga një sëmundje e rëndë.
Deputetja tha se për sigurimin e këtyre fondin “nuk ka pasur nevojë të ndërhyhet sepse ka ligj dhe rregulla që unë i respektoj”.
“Po pacienti për të cilin e keni publikuar tekstin është boshnjaku im nga fshati Planjanje dhe vuan nga një sëmundje e rëndë, kemi marrë një dokument për mjekim jashtë vendit me tre nënshkrime të mjekëve kompetentë nga reparti i hematologjisë në spitalin qendror në Prishtinë. , që thotë Urgjente! Po, kam shkuar me një familjar për ta dërguar dokumentin në Agjencionin për shërim jashtë vendit dhe nuk ka pasur nevojë të ndërhyhet sepse ka ligj dhe rregulla që unë i respektoj. Po, nëse është e nevojshme, do të bëj gjithçka përsëri për çdo boshnjak dhe për të gjithë njerëzit që kanë nevojë për një përfaqësues si unë! Sëmundja nuk zgjedh”, ka thënë Balje ndër të tjera.