Ramosaj për Gërvallën dhe Muratin: Kërkoni falje para se të kërkoni mandat apo post - NACIONALE

Ramosaj për Gërvallën dhe Muratin: Kërkoni falje para se të kërkoni mandat apo post

1 vit më parë

nga NACIONALE

Zyrtari i AAK-së dhe kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka kritikuar deklaratat e Hekuran Muratit e Donika Gërvallës për UÇK-në.

“Kushdo që e ka marrë të drejtën, në çfarëdo rrethane, në çfarëdo kohe, me i cenu këto vlera cilado qofshin ato – vlerën më të madhe që e ka kombi ynë, që është Ushtria Çlirimtare e Kosovës – së paku do të duhej të kërkonte falje para se të hynte për të marrë një mandat ose një post”, tha ai në Debat Plus.

“Nuk ka rëndësi kush e ka shkruar faqen e parë të kësaj vlere apo faqen e fundit. E rëndësishme është që ajo iu ka dedikuar popullit, këtij vendi. Brenda këtij kuadri, nuk mundesh sot me akuzuar dikë se kush ka qenë më përpara, apo siç u dëgjuan deklarata ‘duke pi qumësht’. Nuk mundesh në asnjë rrethanë të ofendosh një vlerë që e ka krijuar dikush para teje, sepse kjo nuk është personale, nuk është politike. Është një vlerë që iu ka dedikuar shtetit dhe bëmjes së shtetit, dhe si e tillë do të duhej të trajtohej dhe të ishte e pacenueshme nga cilido autoritet, e sidomos nga autoritetet që kanë mandate publike, qoftë në nivel lokal, e veçanërisht në nivel qendror. Përndryshe, ata mund të mbjellin urrejtje edhe në diskursin publik, i cili, me thënë të drejtën, po na pengon të gjithëve”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme