Ramadani: Refuzoj ta quaj VV-në parti progresive, është kazan me shumë gjella - NACIONALE

Ramadani: Refuzoj ta quaj VV-në parti progresive, është kazan me shumë gjella

3 vjet më parë

nga Halim Kafexholli

Politologu, Shkodran Ramadani, duke folur për “përqarjet” e Lëvizjes Vetëvendosjes për shkak të disa deputetëve që kundërshtojnë përmbajtjen e projekt Kodit Civil, i cili u jep të drejtë bashkëjetese personave të gjinisë së njejtë.

Ramadani ka thënë për gazetën Nacionale se refuzon ta quaj VV-në “parti progresive e majtë”, sepse sipas tij VV nuk është e profilizuar në këto linja.

“Të pakënaqurit për shumë arsye të ndryshme bëhen pjesë në një projekt të njëjtë politik, duke besuar se në të mund të avancohet secila agjendë. Është si një kazan me shumë gjella. E kjo pa dyshim që nuk ka shije të mirë. Sepse natyrisht, kjo strategji mund të funksionojë vetëm përkohësisht dhe në opozitë. Në momentin që fitohet pushteti dhe secili fraksion kërkon që t’i avancohet kauza e vet”, ka thënë Ramadani për Nacionalen.

Lajme të ngjashme