Ramabaja përsëri sulmon mediat, thotë se "shteti ligjor ua futi tmerrin një lagjeje politikanësh"
Analisti televiziv dhe aktivisti politik, Sadri Ramabaja, ka bërë një koment të rëndë ndaj mediumeve kosovare.
Megjithëse edhe vet i pranishëm në skenën televizive, si analist në një nga televizionet tona (T7), z. Ramabaja duket se vazhdon të ketë qëndrime brutalisht të ashpra ndaj tyre.
Ai ka hedhur dyshime se edhe “një vistër portalesh e tv-sh” mund të jenë prekur nga (sic) “sindromi i paranojës?” Ramabaja nuk ngurron që të sulmojë edhe përmes përemrit vetor “tonë” duke nënkuptuar se këto mediume potencialisht mund të punojnë për agjentura të huaja.
Por, çka është sindromik i paranojës sipas Ramabajës?
Kjo na sqartohet në fjalinë e parë të statusit ku i thotë këto fjalë:
“Shteti ligjor (sado në ardhje) po jua futë tmerrin një lagjeje të politikanëve tanë; kjo është arsyeja pse ata po reagojnë si paranojakë.”
Kujtojmë se një portal i z. Sadri Ramabaja ishte financuar nga Zyra e Kryeministrit.
