Ndërrimi i fesë në katolikë, Ramabaja përgëzon: Po ktheheni te rrënjët tona, te vetvetja
Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Sadri Ramabaja, ka përgëzuar qytetarët kosovarë që po konvertohen nga feja islame në katolike, duke e quajtur “kthim te rrënjët...kthim te vetëvetja”.
Pas një vale prej 100 konvertimesh në fenë katolike në Gllogjan, Ramabaja madje e ka quajtur “në përputhje me momentumin historik dhe gjeopolitik”:
“Ky kthim tek rrënjët është krejtësisht në përputhje me momentumin historik e gjeopolitik, që po imponon rikthimin tek vetvetja. Përgëzimet e mia!”, ka shkruar Rambaja.