Ramabaja: LDK-ja, ndër tri gafat më të mëdha në histori - NACIONALE

Ramabaja: LDK-ja, ndër tri gafat më të mëdha në histori

4 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Sadri Ramabaja ka ardhur me një tjetër analizë sa të çuditshme, aq edhe interesante.

Kjo pasi, Lidhjen Demokratike të Kosovës e ka cilësuar si njërën prej tri gafave më të mëdha në histori.

Sipas tij, ka gabime të paqëllimshme dhe gafa. Ndër tri këto të fundit veçoi edhe LDK-në.

Në radhë të parë ndërkaq, vendosi Esat Pashë Toptanin e më pas Haxhi Qamilin.

“Dhe gafi i tretë është në vitet 90-ta me piramidën e vetë mashtrimit që ka emrin Lidhja Demokratike e Kosovës që ka dëmtuar shumë vet shpirtin etno-psikologjik të popullit dhe ka dëmtuar shpirtin luftarak të tij”, tha ndër të tjerash ai në Pressing.

Lajme të ngjashme