Ramabaja i ndan policët heronj: E përkujton Afrim Bunjakun, por jo Enver Zymerin e vrarë në aksionin e 26 korrikut 2011 - NACIONALE

Ramabaja i ndan policët heronj: E përkujton Afrim Bunjakun, por jo Enver Zymerin e vrarë në aksionin e 26 korrikut 2011

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Aktivisti i moçëm i VV-së, Sadri Ramabaj, ka përkujtuar vetëm policin e Afrim Bunjaku, i cili u vra në Basnjkë, dhe jo policin Enver Zymeri, i cili është vrarë më 26 korrik të vitit 2011 në aksionin e Policisë së Kosovës për të vendosur pikat 1 dhe 31.

Në 14-vejtorin e vrasjes së Enver Zymerit, ai e ka përkujtuar policin që është vrarë në veri gjatë Qeverisë Kurti dhe policin që është vrarë në kohen e Qeverisë Thaçi II.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka postuar edhe një fotografi të varrit të policit Afrim Bunjaku, duke e injoruar përvjetorin e policit Enver Zymeri.

Fakti që Serbia, kreu i saj, e kishte organizuar vet ndërhyrjen në veri të Kosovës më 24 shtator 2023, është përcaktues për mënyrën si Beogradi pretendon ta zgjidhë "nyjën" e Kosovës. Prandaj ai aksion shtetëror terrorist nuk kishte si të trajtohej si krim lufte nga Beogradi zyrtar, meqë ka në prapavijë përlogaritje gjeopolitike. Nga kjo perspektivë, Banja [Banjska] e Albanikut për Serbinë me kohë mori përmasat e një prove gjenerale për llojin e luftimeve me të cilat mund të përballen ushtarët serbë”, ka shkruar ai, duke përmendur luftën hibride.

Përqëndrimi në sferën e luftës hibride në këtë mezokohë, duke përfshirë edhe betejën për rikthimin e një qeverie kukull në Prishitnë që po zhvillohet aktualisht, duhet trajtuar edhe si një provë që i bëhet edhe tolerancës së BE-së dhe Perednimit për nivelin e vdekjeve dhe shkatërrimit që sjell një luftë e përmasave më të gjera në përcaktimin e vijave ndarëse me karakter gjeopolitik. Në kujtim e nderim të heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku, që ra në krye të detyrës duke mbrojtur sovranitetin dhe integritetin e Republikës”, ka shkruar ai.

Ndryshe nga Ramabaja, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, sot ka përmendur të dy policët që janë vrarë në përpjekën e institucioneve të Kosovës për të shtrirë sovranitetin në veri.

“Jemi këtu te lapidari i policëve të rënë në detyrë, 24 gjithsej në Kosovën e pasluftës. Dua të theksojë heroin Enver Zyberin dhe Afrim Bunjakun që ranë në detyrë. Policia e Kosovës është një forcë multietnike që u sulmua shpesh por gjithnjë doli fitimtare. Kemi dhimbje e pikëllim., kemi shumë mall, por kemi edhe krenari. Lavdi të gjithë policëve të Kosovës, të rënë në krye të detyrës”, ka thënë Kurti, pasi ka bërë homazhe te Lapidari i Policëve të Rënë, i cili është në oborrin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë në Prishtinë.

Rikujtojmë se 26 korriku është vendosur si Ditë Memoriale për t`i kujtuar zyrtarët policor të rënë në krye të detyrës për shkak të vrasjes së Enver Zymerit.

Lajme të ngjashme