'Donte të thoshte senil në vend të steril' - Ramabaja i kërkon falje Tahirit: Ishte llapsuz
Gjatë një debati në Pressing, opinionisti Sadri Ramabaja, pati një përplasje që eskaloi në ofendime me ish-kryenegociatoren Edita Tahiri.
Ramabaja e ofendoi Tahirin lidhur me deklaratën se Kurti nuk guxon të themelojë Asociacionin, duke thënë se Tahiri është një politikane “joserioze që duket si gjyshe”. Ai madje ka vazhduar me fjalë edhe më të rënda, duke shtuar se, “prej pleqve steril s’ka nevojë për këshilla”.
Megjithatë, menjëherë pas emisionit, Ramabaja i kërkuar falje publikisht ish-kryenegociatores për frazën e përdorur “pleqve steril”, duke thënë se ishte një llapsus gjuhësor dhe në fakt ajo që donte të thoshte ishte “pleqve senil”.
“Gjatë debatit sonte në PRESSING kisha një llapsus gjuhësor, në vend të fjalës SENIL, e kam përdorë shprehjen STERIL. I kërkoj publikisht falje z. E.Tahiri.” ka shkruar Ramabaja në Facebook.
Ofendimit fillestar të Ramabajës, Tahiri iu përgjigj duke thënë se i qon mallin “e filmave të partizanëve”, dhe se kur “LDK ka mobilizuar gjithë popullin” nuk e dinte se "ku ka qenë ky far Ramabaja”.
“Ma çoi mallin e atyre filmave e partizanëve që i shihnim, u befasova se ne jemi gjeneratë e pavarësisë, që jemi ngrit kundër Millosheviqit, me guxim dhe kemi formuar LDK-në, kemi mobilizuar krejt popullin, s’di ku ka qenë ky far Ramabaja, por ne i kemi lëvizur komplet mekanizmat. I bëmë të gjitha, mobilizim 100 për qind krejt popullin në këmbë, krejt diasporën, e lidhëm aleancën strategjike me Amerikën, e ndërtuam shtetin me institucione, vepruam, pastaj erdhi UÇK në kohën e duhur. Unë jam ajo që e ka bashku UÇK-në me LDK-në për në Rambuje”, i është drejtuar Tahiri, Ramabajës.
