"S'kemi nevojë për këshilla prej pleqve sterilë", - Ramabaja eskalon ndaj Edita Tahirit - NACIONALE

"S'kemi nevojë për këshilla prej pleqve sterilë", - Ramabaja eskalon ndaj Edita Tahirit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-kryenegociatores Edita Tahiri dhe opinionisti Sadri Ramabaja kanë pasur një përplasje gjatë një debati në T7.

Deklaratës së Tahirit se Kurti nuk guxon ta themeloj Asociacionin duke e këshilluar Kurtin që të diskutoj me opozitën, Ramabaja tha se Tahiri politikane joserioze që “duket si gjyshe” e "plakë sterile" që nuk keni nevojë për këshilla.

“Në gjykimin tim, ajo hyn në grupin e politikaneve më joserioz dhe s’ka nevojë të diskutohet shumë rreth kësaj çështje. Është autorja e marrëveshjes që e ka dëmtuar jashtëzakonisht shumë dhe do duhej të përgjigjej politikisht, moralisht madje edhe ndoshta penalisht, sepse marrëveshja e 2013-s është shkelje e Kushtetutës dhe në këtë situatë na kanë sjellë politikanët e papërgjegjshëm si qiftja e kësaj. Nuk iu është thënë asnjëherë se janë përkdhelur kjo kategori… Edhe tash me ligjërata të kësaj natyre duket si gjyshe, mirë është për me nipa e mbesa, por jo për të na humbur kohën neve këtu”, tha Ramabaja.

Mirëpo, Tahiri iu përgjigj Ramabajes duke thënë se i qon mallin “e filmave të partizanëve”.

Ajo tha se kur “LDK ka mobilizuar gjithë popullin” nuk e din se ku ishte “ky far Ramabaja”.

“Ma çoi mallin e atyre filmave e partizanëve që i shihnim, u befasova se ne jemi gjeneratë e pavarësisë, që jemi ngrit kundër Millosheviqit, me guxim dhe kemi formuar LDK-në, kemi mobilizuar krejt popullin, s’di ku ka qenë ky far Ramabaja, por ne i kemi lëvizur komplet mekanizmat. I bëmë të gjitha, mobilizim 100 për qind krejt popullin në këmbë, krejt diasporën, e lidhëm aleancën strategjike me Amerikën, e ndërtuam shtetin me institucione, vepruam, pastaj erdhi UÇK në kohën e duhur. Unë jam ajo që e ka bashku UÇK-në me LDK-në për në Rambuje”, tha ish-kryenegociatorja.

Lajme të ngjashme