Rama takohet me kryetarin e KQZ-së: Diskutohet për zbatimin e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme - NACIONALE

Rama takohet me kryetarin e KQZ-së: Diskutohet për zbatimin e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se sot është takuar me kryetarin e KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, anëtarët Alban Krasniqi dhe Sami Hamiti dhe drejtorin, Burim Ahmetaj.

Në një postim në Facebook, Rama ka njoftuar se ata kanë biseduar për bashkëpunimin e mëtutjeshëm ndërinstitucional për zbatimin e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Kosovë.

“Me kënaqësi takuam delegacionin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të udhëhequr nga kryesuesi, z.Kreshnik Radoniqi, anëtarët, z.Alban Krasniqi, z.Sami Hamiti dhe drejtorin e SKQZ-së, z.Burim Ahmetaj, me të cilët biseduam rreth bashkëpunimit të mëtutjeshëm ndërinstitucional për zbatimin e Ligjit Nr. 08/L-288 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës.”, ka shkruar Rama.

Sipas Ramës, ata janë të gatshëm që të zbatojnë obligimet e veta ligjore për të ofruar mbështetje.

Lajme të ngjashme