Rama: Problemi i qenve endacakë ka qenë më i madhi, por sot nuk përmendet - NACIONALE

Rama: Problemi i qenve endacakë ka qenë më i madhi, por sot nuk përmendet

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se një nga sfidat më të mëdha të kryeqytetit – problemi i qenve endacakë – tashmë është adresuar me sukses.

Sipas Ramës, në rrugët e Prishtinës tani ka rreth 2 mijë qen më pak krahasuar me më parë. Ai theksoi se komuna ka krijuar një sistem që u mundëson qytetarëve të adoptojnë qentë endacakë, duke e kthyer problemin në një zgjidhje humane dhe të qëndrueshme.

“Problemi i qenve endacakë ka qenë më i madhi, por sot nuk përmendet. Kemi kriju sistem që u mundëson qytetarëve me adaptu qen endacakë, sot i kemi 2 mijë qen më pak në rrugë. Kemi punu në rregullore, dhe kemi punu në strehimoren e re, për trajtimin e qenve në mënyrën më humane. Kemi kriju siguri shtesë për qytetarët e Prishtinës, për fëmijët tanë”, tha Rama.

Ai shkruajti në rrjete sociale se sot ka kujdes, trajtim e adpotim.

“Nga rrugët — në kujdes, trajtim e adoptim.

Ky është standardi i Kryeqytetit”, tha Rama.

Lajme të ngjashme