Rama për fjalimin e tij: Fakti që pati kaq debat tregon që mesazhi shkoi në thellësi
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duke folur për media pas mbledhjes së Këshillit të Evropës ku kërkoi rishikimin e raportit të Dick Marty-t, tha se e vërteta është e zbardhur, pasi nuk ka asnjë fakt dhe provë se gjatë luftës së Kosovës ka ndodhur trafikim organesh.
Rame e konsiderou gabim tragjik nga ana e KiE miratimin e Kryeministri shqiptar miratimin e Rezolutës së Dick Martyt.
“E vërteta është e zbardhur nuk ka asnjë fakt dhe asnjë provë, asnjë një indice dhe asnjë gjë përveç kanaleve të fantazisë së gjeneralit të gjallë të ushtrisë së vdekur që të tregoi se ka pasur trafik organesh, kështu që kjo nuk ka lidhje me procesin në tërësinë e procesit atje, ai proces ka historinë e vetë, por kjo historia e organeve të trafikuar nga shqiptarët shkon shumë përtej Hashim Thaçit, përtej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kjo prek gjithë kombin shqiptar edhe kjo aq shumë është përsëritur, është shpërndarë, kaq kohë ka që rrotullohet saqë ndikon edhe psikikën të atyre që na shohin nga pozita e nacionaliteteve tjera dhe thonë se këta janë ata që s’lanë gjë pa bërë aq sa marrin edhe veshkën edhe ikin me vrap”, tha Rama.
Lidhur me debatin që ngjalli tek anëtarët e Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Evropës pas fjalimit të kryeministri Rama, ai tha se diskutimi tregon se mesazhi shkoi në vend.
“Fakti që pati kaq debat tregon që mesazhi shkoi në thellësi. Natyrisht mirëkuptoj gjithë reagimin sepse është normale që të ndihen të shokuar dhe është po kaq normale që si fillim të më fajësojnë mua pse shokohen dhe jo arsyen që më solli mua këtu dhe historinë që është vërtetë shokuese. Jam i bindur që kur të hyjmë më thellë do ta shikojnë që gjëja është më e rëndë sesa që thash unë… Është normale sepse është si një bombë në mes të mexhlisit ku është gatuar gjithë ajo çorbë unë sigurisht nuk akuzoj askënd për asnjë qëllim të keq, por përsëri them se është gatuar një çorbë e shpifur në përpjekjen për të gatuar një ushqim të mrekullueshëm“, theksoi kryeministri shqiptar.
I pyetur nëse debati për këtë rezolutë mund të prish raportet në mes Shqipërisë dhe Serbisë, Rama tha se debati në Serbi rreth kësaj rezolute nuk e shqetëson.