Rama 'godet' Çekun për vonesat në subvencionimin e librave: Kudo që janë këta, veç një punë dinë me bo, me blloku
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka kritikuar ish-rivalin e tij në garën për kryetar të Prishtinës dhe ministrin në detyrë të Arsimit, Hajrulla Çekun, lidhur me vonesat në subvencionimin e librave për nxënësit.
Rama ka shkruar se Çeku, gjatë kohës sa ishte ministër i Kulturës, mbahet mend për, siç ka pretenduar ai, “bllokimin jashtëligjshëm të krejt Prishtinës”, duke përdorur një draft-dokument për trashëgiminë kulturore, i cili, sipas tij, është bërë akt ligjor vetëm më 5 qershor 2026.
Ai ka renditur edhe disa kritika të tjera ndaj Çekut gjatë kohës sa ishte në krye të Ministrisë së Kulturës, duke përmendur renovimin e Teatrit Kombëtar dhe Muzeut Kombëtar.
Ndërsa tash, sipas Ramës, Çeku po kritikohet edhe për mënyrën e menaxhimit të procesit të sigurimit të librave shkollorë, pak ditë para fillimit të vitit të ri shkollor.
“Kudo që janë këta, veç një punë dinë me bo, ME BLLOKU!”, ka shkruar Rama.
Postimi i plotë:
1 SHTATORI - PA LIBRA!
Hajrulla Çeku si ministër i Kulturës mbahet mend që e bllokoi krejt Prishtinën jashtëligjshëm, tu e përdorë një draft dokument për trashëgimi kulturore që u bë akt ligjor tek tash më 5 qershor 2026.
E la krejt Kosovën pa “Teatër Kombëtar”, i cili qe 4 vjet është në renovim. I bie që një gjeneratë e “Akademisë së Arteve” i ka nisë studimet edhe ka diplomu pa shku kurrë në Teatrin Kombëtar.
E la krejt Kosovën edhe pa “Muze Kombëtar”, i cili me vite është në renovim, duke i rreziku edhe krejt reliktet aty, të cilat janë vendosë në hapësira joadekuate për ruajtje.
Tash, si ministër i Arsimit, e bllokoi edhe procesin mësimor. 1 shtatori po vjen dhe nuk arriti me ua siguru nxënësve mjetin bazë të mësimit, LIBRAT.
Kudo që janë këta, veç një punë dinë me bo, ME BLLOKU!
Mjerë ky popull për ju. Qe 6 vjet veç përralla jeni tu i kallxu.