Rama: Gati për të filluar punimet në krijimin e rrethit në fund të rrugës “Fahri Fazliu” - NACIONALE

Rama: Gati për të filluar punimet në krijimin e rrethit në fund të rrugës “Fahri Fazliu”

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se punimet në krijimin e rrethit në fund të rrugës “Fahri Fazliu” në lagjen “Kodra e Trimave” janë gati për të filluar.

Me anë të një postimi në Facebook, Rama tha se ky rreth do të lehtësojë qarkullimin e mjeteve të transportit dhe do të ofrojë kyçjen më të lehtë nga rruga “Asllan Pireva”, shkruan Arbresh.info.

“Gati për të filluar punimet në krijimin e rrethit në fund të rrugës “Fahri Fazliu” në lagjen “Kodra e Trimave”, i cili do të lehtësojë qarkullimin e mjeteve të transportit dhe ofrojë kyçjen më të lehtë nga rruga “Asllan Pireva”.”, shkroi Rama.

Gjatë kësaj vizite, Rama u takua edh eme banorët e zonës duke iu treguar për rëndësinë e këtij projekti, për të cilin Rama thotë se i falënderuan.

Lajme të ngjashme