Rajonet e pushtuara në Ukrainë, mund të aneksohen zyrtarisht javën e ardhshme - NACIONALE

Rajonet e pushtuara në Ukrainë, mund të aneksohen zyrtarisht javën e ardhshme

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Valentina Matviyenko, një aleate e Presidentit Vladimir Putin, ka njoftuar se nëse rezultatet e të ashtuquajturave “referendume” janë të favorshme, ligjvënësit mund të takohen me 4 tetor.

Sipas kryetares së dhomës së sipërme, parlamenti rus mund të shqyrtojë aneksimin e katër rajoneve të okupuara të Ukrainës që në fillim të javës së ardhshme.

Kujtojmë se, rajoneve lindore të Ukrainës, Donetskut dhe Luhanskut, si dhe rajoneve jugore të Khersonit dhe Zaporizhzhisë, u është kërkuar të votojnë nëse do t'i bashkohen Rusisë – votime këto që janë denoncuar nga komuniteti ndërkombëtar si mashtrim.

Lajme të ngjashme