Rahovec: Një grua raporton se vjehrri ushtroi dhunë, i dyshuari lirohet në procedure të rregullt
Një grua në Rahovec ka raportuar në Polici se vjehrri saj ka ushtruar dhunë.
Megjithatë, i dyshuari është liruar në procedure të rregullt.
Njoftimi:
DHUNË NË FAMILJE
Rahovec,19.08.2025-19:40. Është raportuar se viktima femër kosovare ka pësuar dhunë nga i dyshuari mashkull kosovar (vjehrri i saj). Lidhur me rastin, viktimës i është ofruar ndihmë mjekësore dhe e njëjta është vendosur në shtëpinë e prindërve të saj dhe nuk ka dëshiruar urdhër mbrojtës. Ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit kujdestar është liruar në procedurë të rregullt.