Qorrolli: Posti i kryeministrit është i panegociueshëm, pozitat e tjera mund të diskutohen - NACIONALE

Qorrolli: Posti i kryeministrit është i panegociueshëm, pozitat e tjera mund të diskutohen

1 orë më parë

nga NACIONALE

Deputeti i LVV-së, Vigan Qorrolli, tha se pret që takimi me LDK-në të zhvillohet në frymë konstruktive dhe të çojë drejt një marrëveshjeje politike.

Ai theksoi se posti i kryeministrit nuk është pjesë e negociatave.

“Institucioni i kryeministrit është i pakontestueshëm dhe ai do të jetë Albin Kurti. Për pozitat e tjera besoj se do të gjendet një formulë në kuadër të një marrëveshjeje politike”, deklaroi Qorrolli ne TeVe1.

Sipas tij, në bisedime do të diskutohen përbërja e qeverisë dhe pozita e presidentit.

Lajme të ngjashme