Qeveria mban mbledhje elektronike, miraton dy vendime - NACIONALE

Qeveria mban mbledhje elektronike, miraton dy vendime

4 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Qeveria e Kosovës sot ka mbajtur mbledhje elektronike, ku ka miratuar dy vendime.

I pari ka ka të bëjë me projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Bashkëfinancimit për Studimin e Fizibilitetit dhe Projekt-Idesë për Lidhjen Hekurudhore Durrës - Prishtinë.

Ndërkaq, i dytë ka të bëjë me Projektin “Kompakti i Sfidave të Mijëvjeçarit”, për autorizim të Ministres së Ekonomisë nga Presidentja e Republikës së Kosovës për nënshkrimin e Marrëveshjes së bashkëfinancimit dhe Marrëveshjes për implementimin e Projektit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të përfaqësuara nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC).

“Objektivi kryesor i këtij projekti është sigurimi i stabilitetit të furnizimit me energji elektrike në Kosovë dhe tranzicioni në energji më të pastër në të ardhmen. Objektiv tjetër i projektit është dhe ndërtimi i kapaciteteve në fushën e energjisë dhe ngritja e punësimit të grave në këtë fushë”, shkruan mes tjerash në njoftimin për media.