Qesharake: Kryetari i Shtimes krenohet me pak asfalt pranë sallonit për të pame në këtë komunë: Investim që sjell ndryshim - NACIONALE

Qesharake: Kryetari i Shtimes krenohet me pak asfalt pranë sallonit për të pame në këtë komunë: Investim që sjell ndryshim

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, është krenuar me pak metra asfalt që është shtruar pranë sallonit për të pame në këtë komunë.

Ndonëse nga fotografitë e publikuara shihet se bëhet fjalë vetëm për pak metra asfalt, i pari i Shtimes, i cili vije nga VV-ja, është shprehur krenar me këtë “investim”.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ky është një investim i vogël që sjell ndryshim të madh për qytetarët e kësaj komune.

“Në çdo cep të qytetit po shtohet nga një arsye për të buzëqeshur 😊 Këto ditë është asfaltuar edhe rruga pranë Sallonit të të Pames në Shtime, një investim i vogël që sjell ndryshim të madh për qytetarët tanë”, ka shkruar Aliu.

Lajme të ngjashme