Përfaqësuesit serbë provuan t'ua ndërprejnë fjalimet delegacionit kosovar, Rexhaj: Rrugaqëri - NACIONALE

Përfaqësuesit serbë provuan t'ua ndërprejnë fjalimet delegacionit kosovar, Rexhaj: Rrugaqëri

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një skenë aspakë e këndshme – dhe për më tepër armiqësore ndaj shtetit të Kosovës – ka ngjarë gjatë takimit vjetor të Përfaqësuesve të Komisioneve të Mbrojtjes dhe Sigurisë të parlamenteve të Evropës Juglindore kur përfaqësuesit e delegacionit serb bashkë me një të Bosnje-Hercegovinës kanë provuar të pengojnë delegacionin e Kosovës duke ua ndërprerë fjalimet dhe duke u larguar nga konferenca.

Këtë e bëri të ditur deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, i cili aktet e tilla i quajti “rrugaqëri” nga ana e përfaqësuesve serbë.

Në fjalët tona, sërish Serbia u mundua që përmes grushteve në tavolinë, mbylljes së mikrofonave tanë, si rrugaqë të vërtetë t'i ndalonin fjalimet tona. Por megjithatë, nuk mundën dhe nuk do të mundin asnjëherë”, tha Rexhaj duke bërë të ditur se pjesëmarrës aty ishte bashkë me deputetin tjetër të Kuvendit të Kosovës, Erxhan Galushi.

Lajme të ngjashme