"Për Kosovën": Momenti kur bashkëlojtari i Muriqit iu drejtua kamerës pas supergolit të yllit kosovar ndaj Real Madridit
Vedat Muriqi ishte heroi i Mallorcas në përballjen ndaj Real Madridit, duke shënuar në fund të ndeshjes golin që i siguroi ekipit të tij tri pikë të mëdha. Sulmuesi i Kosovës tregoi klasin e tij në momentin vendimtar të ndeshjes.
Pas golit, emocionet ishin të jashtëzakonshme. Muriqi nuk arriti t’i përmbajë lotët, teksa festonte me bashkëlojtarët. Në ato çaste prekëse, pranë tij ishte edhe Mojica, i cili dëgjohej duke thënë: “Për Kosovën, për Kosovën”.