PZAP-ja ndaloi tentimin e turpshëm, për të votuar nëpër restorante jashtë vendit, Murati akuzon LDK-në - NACIONALE

PZAP-ja ndaloi tentimin e turpshëm, për të votuar nëpër restorante jashtë vendit, Murati akuzon LDK-në

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka akuzuar LDK-në, për vendimin e PZAP-së, që anuloi vendimin e turpshëm të cilin kundërligjshëm e shtyu Vetëvendosje, në KQZ, për të marrë objekte me qera jashtë vendit, e për t’i shndërruar në ambiente votimi, anipse ligji është i qartë, dhe këtë e lejon vetëm në ambiente shtetërore.

E plotë:

A din dikush me tregu pse LDK-ja është kaq kundër diasporës?

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka ofru hapësira shtesë për votim (përveç ambasadave e konsullatave), ashtu që diaspora jonë me e pasë sa më afër vendvotimin dhe kësisoj sa më të lehtë procesin e votimit.

LDK paraqet ankesë në PZAP për të kundërshtuar këtë lehtësim për diasporën. PZAP e miraton ankesën e LDK-së.

Me deklarata LDK-ja e kërkon votën e diasporës, ama me vepra po shihet që po bën çmos që ta pengojë.

Lajme të ngjashme