Putini merr pjesë në stërvitjet e përbashkëta ushtarake me Kinën - NACIONALE

Putini merr pjesë në stërvitjet e përbashkëta ushtarake me Kinën

2 javë më parë

nga Miranda Shala

Presidenti rus Vladimir Putin të martën ka marrë pjesë në stërvitjet ushtarake në lindjen e largët të vendit të tij.

Këto stërvitje ku përfshihen trupa nga Kina dhe disa vende të tjera, cilësohen si shfaqje e forcës ushtarake mes tensioneve të Rusisë me Perëndimin.

Stërvitja njëjavore që nisi të enjten synon të tregojë lidhjet në rritje të mbrojtjes midis Rusisë dhe Kinës dhe gjithashtu të demonstrojë se Moska ka mjaft trupa dhe pajisje për të kryer stërvitje masive edhe në kohën kur forcat e saj janë të angazhuara në luftime në Ukrainë.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se stërvitja Vostok 2022 (Lindje 2022) që zgjat deri të mërkurën në shtatë poligone në Lindjen e Largët të Rusisë dhe Detin e Japonisë përfshin më shumë se 50,000 trupa dhe mbi 5,000 njësi armësh, duke përfshirë 140 avionë dhe 60 anije luftarake. Në këto stërvitje po marrin pjesë trupa nga disa vende ish-sovjetike, Kina, India, Laosi, Mongolia, Nikaragua dhe Siria.

Sipas mediave kineze, për të marrë pjesë në stërvitje Pekini ka dërguar më shumë se 2,000 trupa, më shumë se 300 automjete ushtarake, 21 avionë luftarakë dhe tre anije luftarake.

Lajme të ngjashme