Putini akuzon Ukrainën për "sulm terrorist" në urën e Krimesë - NACIONALE

Putini akuzon Ukrainën për "sulm terrorist" në urën e Krimesë

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Duke folur në forumin ndërkombëtar të Javës Ruse të Energjisë, presidenti rus Vladimir Putin ka folur në lidhje me rrjedhjet e papritura në tubacionet e Nord Stream dhe për shpërthimin e urës në Krime.

Rrjedhjet e e gazit të Nord Stream, Putin i cilësoi si një “akt terrorizmi ndërkombëtar” që krijoi “një precedent të rrezikshëm”

Ai tha se nuk ka dyshim që dëmtimi i tubacioneve ishte një akt terrorizmi ndërkombëtar që synonte të minojë sigurinë energjetike të një kontinenti të tërë.

Ndërsa, duke folur për shpërthimin e një pjese të urës Kerch, të cilin e cilësoi si “një sulm terrorist”, Putin vazhdoi të fajësoj shërbimet speciale ukrainase.

Lajme të ngjashme