A do ta shtynte Lukashenko Bjellorusinë në një luftë që Rusia është duke e humbur? - NACIONALE

A do ta shtynte Lukashenko Bjellorusinë në një luftë që Rusia është duke e humbur?

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Lideri i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, ka treguar një akt të kujdesshëm balancimi gjatë luftës në Ukrainë.

Më 24 shkurt trupat ruse kaluan në Ukrainë përmes territorit bjellorus, megjithartë deri më tani lideri i vendit nuk i është bashkuar zyrtarisht luftës dhe nuk ka dërguar trupat e tij në fushë betejë.

Por, sipas The Guardian, takimet e fundit mes dy liderëve, Lukashenkos dhe Putinit, kanë ngritur shqetësime se situata mund të ndryshojë. Lukashenko ka njoftuar se ai të bashkojë disa trupa të tij me trupat ruse në kufi me Ukrainë, si dhe ka bërë të ditur se mijëra forca ruse do të vijnë së shpejti në Bjellorusi për trajnime ushtarake.

Duke e arsyetuar bashkimin e trupave bjelloruse me trupat ruse, ministri i Mbrojtjes së vendit Viktor Khrenin, ka thënë se, “aktivitetet e ndërmarra janë tërësisht me qëllime të mbrojtjes dhe në përgjigje të aksioneve të ndërmarra në afërsi të kufijve të vendit.”

Ndërkohë, presidenti ukrainas Volodomyr Zelensky ka ngritur alarmin për këtë çështje gjatë një takimi virtual me liderët e G7-ës, duke propozuar që OKB të dërgojë forca paqeruajtëse në kufirin Ukrainë-Bjellorusi, në mënyrë që të ndalojnë Lukashenkon nga ndonjë “provokim”.

Megjithatë, përkundër të gjitha shenjave paralajmëruse, ka shumë dyshime që Lukashenko është gati për të shtyrë forcat e tij në një luftë që Rusia është duke e humbur në Ukrainë, edhe nëse është nën presion nga Putini.

“Sigurisht që Putini ka shumë ndikim. Por ai nuk mund ta detyrojë Lukashenkon të kryejë vetëvrasje politike,” kështu ka thënë Artyom Shraibman, një analist politik bjellorus, duke shtuar se “Lukashenko do të mundohet t’i rezistojë çdo shtyerje për të marrë pjesë në luftë”.

Më pas, Shrainman, tha se “nuk është e sigurtë që ai do të ketë sukses, pasi ka rrugë që Rusia mund të përdorë për ta shtyrë Bjellorusinë në luftë.”

Në vend të dërgimit të trupave të tij në betejë, Lukashenko mund të lejojë vendosjen e trupave ruse në kufijtë e Bjellorusisë, në mënyrë që të ndikojë në mbrojtjen e Ukrainës dhe të lejojë që Rusia të përdorë tokën bjelloruse për trajnimin e mijëra rusëve të mobilizuar për të shërbyer në luftë.

Megjithatë, pyetja më e madhe mund të jetë politike. Duke qenë se Lukashenko i ka mbijetuar një proteste në 2020, ai nuk do të dëshironte të rrezikoj pozicionin e tij në të ardhmen për një luftë, që sipas anketimeve jozyrtare, është jashtëzakonisht e papëlqyer në Bjellorusi.

Lajme të ngjashme