Puna në Kuvend: Sot pritet të mblidhen dy komisione parlamentare
Sot do të mbahen mbledhjet e dy komisioneve të Kuvendit të Kosovës.
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere do të ketë në rend dite, shqyrtimin e raportit Vjetor Financiar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2021 dhe shqyrtimin e raportit Vjetor Financiar i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës për vitin 2021.
Kurse Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, do të ketë këtë rend dite:
Shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës, me raport amendamente të Komisionit funksional për Çështjen e Sigurisë dhe Mbrojtjes, shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës, me raport amendamente të Komisionit funksional për Çështjen e Sigurisë dhe Mbrojtjes dhe shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Ministrinë e Mbrojtjes, me raport amendamente të Komisionit funksional për Çështjen e Sigurisë dhe Mbrojtjes.