Provokon politikani serb, i pyet serbët nëse do të merrnin pjesë në "misionin për çlirimin” e Kosovës - NACIONALE

Provokon politikani serb, i pyet serbët nëse do të merrnin pjesë në "misionin për çlirimin” e Kosovës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Branimir Nestoroviq, politikan serb, ka shkruar një status në rrjetin social “X”, ku ka bërë një pyetje provokuese.

Në shkrimin e tij, Nestoroviq ka përmendur “misionin çlirues” në Kosovës. Më saktë, kjo ishte pyetja e tij provokuese dhe nxitëse:

“A do të dilnit vullnetar në misionin për çlirimin e Kosovës?” – ishte pyetja që e shtroi Nestoroviq, duke ia bashkangjitur edhe një foto të forcave serbe, ku shihej edhe një pllakatë me emrin e dy qyteteve kosovare, Prishtina dhe Mitrovica, transmeton Nacionale.

Nestoroviq është politikan serb dhe një nga udhëheqësit e organizatës populiste “Ne – Zërat nga populli”, e cila arriti të sigurojë hyrjen në Kuvendin e Serbisë në zgjedhjet e dhjetorit të vitit 2023.

Lajme të ngjashme