Protestë masive në Shkup në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, Haradinaj: “Drejtësi për çlirimtarët”
Mijëra shqiptarë nga të gjitha trojet janë mbledhur sot në qendër të Shkupit për të protestuar kundër asaj që po cilësohet si padrejtësi të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Protesta, e cila zgjati rreth një orë, u zhvillua në sheshin “Skënderbe”, ku u kërkua drejtësi për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.
Pjesëmarrësit, përmes pankartave dhe thirrjeve, shprehën mbështetjen e tyre për ish-udhëheqësit e UÇK-së, duke theksuar se lufta çlirimtare ishte e drejtë dhe se proceset gjyqësore po dëmtojnë dinjitetin e saj.
Në lidhje me këtë protestë ka reaguar edhe nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj. Ai ka publikuar në rrjetet sociale fotografi nga pjesëmarrja masive në Shkup, duke shkruar:
“Shkupi sot UÇK! Drejtësi për çlirimtarët.”