PROMO: Ditari i Buzhalës 24 (VIDEO) - NACIONALE

PROMO: Ditari i Buzhalës 24 (VIDEO)

1 vit më parë

nga NACIONALE

Përderisa në emisionin pararendës të Ditarit të Buzhalës, prodhim i Gazetës Nacionale, u veçua përplasja mes sindikatave të sektorit publik dhe qeverisë, në atë të sotmin temë parësore do të jetë Kuvendi i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje.

Paraqitja e kreut të saj, njëherit kryeministrit të Republikës së Kosovës, u përcoll me kritika të shumta nga opinionistë e gazetarë.

Njëra prej pikave që u veçua e që u konsiderua paradoksale nga autori ishte numërimi i sukseseve nga kreu i ekzekutivit.

Ky i fundit, para bashkëpartiakëve, teksa përmendte sukseset e afër 18 muajve qeverisje, thoshte se dy prej sukseseve ishin edhe rreshtimi përkrah Ukrainës në pushtimin rus dhe aplikimi në Këshillin e Evropës.

Sipas Buzhalës, sukses nuk është kur aplikon, por kur arrin sukses.

"Pra, dmth nëse unë aplikoj për pasaportë të Britanisë, nuk është sukses. Nëse e marrë pasaportën është diçka tjetër, ama veç aplikimi s'është asgjë. Shto këtu, kujtojmë se në momentin e aplikimit për në Këshill të Evropës e morëm një "flakaresh të nxehtë" nga përfaqësuesit e vendeve që e kanë fjalën kryesore në institucionin respektiv", shtoi ndër të tjerash gazetari Buzhala.

Ashtu siç edhe mund ta keni vërejtur, më sipër është promoja e emisionit të sotëm që do të transmetohet në orën 19:00 në kanalin tonë zyrtar në platformën "Youtube". Shikim të këndshëm.

Lajme të ngjashme