Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj gjashtë personave, të dyshuar për pjesëmarrje në grup kriminal - NACIONALE

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj gjashtë personave, të dyshuar për pjesëmarrje në grup kriminal

2 orë më parë

nga NACIONALE

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj gjashtë personave, të cilët dyshohen se kanë kryer veprën penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”.

Aktakuza është dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj të pandehurve A.H., L.D., M.D., Q.E., A.G. dhe F.O., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, lidhur me veprat penale: “Veprimet përgatitore për vrasje të rëndë”, “Detyrimi”, “Zjarrvënia”, “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Lajme të ngjashme