Prokuroria Speciale ndalon edhe dy persona lidhur me skemën kriminale me naftë
Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se janë ndaluar dy persona, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale në rastin “Pastrimi”.
Dy persona me inicialet K.V. dhe F.V. janë ndaluar për 48 orë.
Ndryshe, me 1 korrik, në një aksioni i udhëhequr nga Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kishte goditur një skemë kriminale të kontrabandës, ku nëntë (9) persona u arrestuan.
Hetimet zbuluan se kompanitë e përfshira importonin sasi të mëdha uji të fshehura në autobotë (cisterna), duke deklaruar dhe faturuar atë si derivate nafte për t'iu shmangur taksave.
Njoftimi i plotë:
PSRK ndalon dy të dyshuar për 48 orë
Prishtinë, 14 korrik 2026 - Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, janë ndaluar për 48 orë dy persona të dyshuar, në kuadër të veprimeve procedurale hetimore që po zhvillohen në rastin “Pastrimi”.
K.V dhe F.V., janë ndaluar nën dyshimin për kryerjen e veprave penale:
· Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar;
· Kontrabandimi i mallrave në bashkëkryerje;
· Dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin;
· Shmangia nga tatimi;
· Shpëlarje e parave dhe
· Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.
Lidhur me të njëjtin rast, më 1 korrik janë arrestuar edhe nëntë persona.