LDK-ja e pranon ftesën, Kurti e Abdixhiku takohen nesër në orën 18:00 në Kuvend - NACIONALE

LDK-ja e pranon ftesën, Kurti e Abdixhiku takohen nesër në orën 18:00 në Kuvend

1 orë më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e ka pranuar ftesën për takim të lideri të VV-së, Albin Kurti.

Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, e ka konfirmuar pranimin e ftesës.

Në një prononcim për Ekonomia Online, Mustafa ka thënë se takimi do të ndodhë nesër në ora 18:00, në ambientet e Kuvendit.

“Po, nesër në 18:00 në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Mustafa.

Lajme të ngjashme