Prokuroria ngre aktakuzë ndaj 4 personave për vjedhje të rëndë në Pejë-perdorën edhe mjete të rrëzikshme
Është ngritur aktakuzë ndaj katër personave nga Prokuroria Themelore në Pejë, për veprat penale "Grabitja", "Vjedhja e rëndë" dhe "Ndihma në kryerjen e veprës penale Grabitja".
Në njoftimin e Prokurorisë Themelore të Pejës, thuhet që katër të pandehurit janë me inicialet T.B , A.J , A.K dhe V.D, për të cilët ka dyshim të bazuar mirë se kanë kryer veprat penale "Grabitja", "Vjedhja e rëndë" dhe "Ndihma në kryerjen e veprës penale Grabitja", të parapara dhe të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.
Tutje thuhet se të pandehurit T.B dhe A.J duke vepruar si bashkëkryerës, më 28 janar 2026 në qytetin e Pejës, dyshohen se me përdorimin e një mjeti të rrezikshëm dhe nën kanosje serioze ndaj punonjëses së një pike të transferimit të parave, kanë përvetësuar shumën prej 1,040 euro, duke kryer veprën penale "Grabitja".
Ndërkaq, i pandehuri T.B akuzohet edhe për veprën penale "Vjedhja e rëndë", pasi më 27 janar 2026 dyshohet se fillimisht kishte tentuar të depërtojë me forcë në një barnatore, ndërsa më pas kishte depërtuar në një lokal tjetër, nga ku kishte marrë para dhe një telefon mobil, duke shkaktuar edhe dëme materiale.
Njoftimi i plotë:
Prokuroria Themelore në Pejë ngrit aktakuzë ndaj katër personave për veprat penale "Grabitja", "Vjedhja e rëndë" dhe "Ndihma në kryerjen e veprës penale Grabitja"
Pejë, 16 korrik 2026 – Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj katër të pandehurve me inicialet T.B , A.J , A.K dhe V.D për shkak të dyshimit të bazuar mirë se kanë kryer veprat penale "Grabitja", "Vjedhja e rëndë" dhe "Ndihma në kryerjen e veprës penale Grabitja", të parapara dhe të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.
Sipas aktakuzës, të pandehurit T.B dhe A.J duke vepruar si bashkëkryerës, më 28 janar 2026 në qytetin e Pejës, dyshohen se me përdorimin e një mjeti të rrezikshëm dhe nën kanosje serioze ndaj punonjëses së një pike të transferimit të parave, kanë përvetësuar shumën prej 1,040 euro, duke kryer veprën penale "Grabitja".
Po ashtu, aktakuza ngarkon të pandehurit T.B dhe A.K se më 21 dhjetor 2025, po në Pejë, duke vepruar si bashkëkryerës dhe nën përdorimin e një mjeti të rrezikshëm, kanë grabitur shumën prej 620 euro nga një barnatore, duke kryer veprën penale "Grabitja".
Ndërkaq, i pandehuri T.B akuzohet edhe për veprën penale "Vjedhja e rëndë", pasi më 27 janar 2026 dyshohet se fillimisht kishte tentuar të depërtojë me forcë në një barnatore, ndërsa më pas kishte depërtuar në një lokal tjetër, nga ku kishte marrë para dhe një telefon mobil, duke shkaktuar edhe dëme materiale.
Sipas aktakuzës, e pandehura V.D dyshohet se ka ndihmuar në kryerjen e veprës penale të grabitjes së 28 janarit 2026, duke u premtuar të pandehurve se do t'i fshehte pas kryerjes së veprës penale dhe më pas duke i transportuar me automjet në lokacione të ndryshme, deri në momentin kur ata janë arrestuar nga Policia e Kosovës.
Prokurori i Shtetit, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës Themelore në Pejë që, pas administrimit të provave dhe zhvillimit të shqyrtimit gjyqësor, të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale që u vihen në barrë.