Prokuroria në bashkëpunim me doganën, arrestojnë një të dyshuar për ‘Keqpërdorim të pozitës zyrtare’ - NACIONALE

Prokuroria në bashkëpunim me doganën, arrestojnë një të dyshuar për ‘Keqpërdorim të pozitës zyrtare’

1 vit më parë

nga NACIONALE

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se në bashkëpunim me Doganën e Kosovës ka realizuar një aksion gjatë të cilit është arrestuar një person i dyshuar për veprat penale ‘’Keqpërdorim i pozitës apo autoritet zyrtar’’ bazuar nga neni 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe ‘’Përvetësimi në detyrë’’ në bazë të nenit 418 të KPRK-së.

I njejti është dërguar në mbajtje për 48 orë, dhe për të do të bëhet kërkesë për caktimin e paraburgimit.

E plotë:

Arrestohet një person i dyshuar për veprat penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe Përvetësimi në detyrë

Prishtinë, 18 Qershor 2025- Prokuroria Themelore në Prishtinë/Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik, se në bashkëpunim dhe në koordinim me Hetuesit e Doganës së Kosovës, ka realizuar një aksion gjatë të cilit është arrestuar një person i dyshuar për veprat penale ‘’Keqpërdorim i pozitës apo autoritet zyrtar’’ bazuar nga neni 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe ‘’Përvetësimi në detyrë’’ në bazë të nenit 418 të KPRK-së.

Personi i dyshuar është ndaluar me urdhër të Prokurorit të shtetit për një periudhë prej 48 orësh, ndërsa brenda afatit ligjor, do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, mbetet e përkushtuar në ndjekjen e veprave penale, duke vepruar në mënyrë të intensifikuar me qëllim të mbrojtjes së rendit dhe interesit publik.

Lajme të ngjashme