Prokuroria jep detaje: Biznesmeni Bedri Rexhepi ishte vrarë për 30 mijë euro
Trupi i gjetur ditë më parë në Novobërdë, është konfirmuar se është i biznesmenit Bedri Rexhepi.
Lajmi është bërë i ditur nga Prokuroria e Prishtinës në një konferencë për media.
Prokurori i rastit, Armend Hamiti, ka treguar se dyshimet e para tregojnë që Rexhepi ishte vrarë për 30 mijë euro.
Bedri Rexhepi më 8 prill 2021 kishte dalë nga banesa e tij në rrugën B. Ndërkohë, që dyshohej se ai ishte rrëmbyer.
Për këtë çështje në pranga të policisë kanë përfunduar 3 persona.Njëri prej tyre ishte paraqitur si agjent i CIA-s, duke paraqitur fakte të rreme tek familja e biznesmenit, kurse tash së fundmi, është arrestuar edhe Jeton Vllasaliu.
Sipas familjarëve të ndërmarrësit, në ditën kritike kur Bedri Rexhepi kishte dalë nga banesa, kishte qenë nën shoqërinë e klientit të tij, Jeton Vllasaliu. /EO