Prokuroria ankohet për lirimin e Skënder Hysenit nga akuza për mos-deklarim të pasurisë
Me lirimin e Skënder Hysenit nga akuzat për mos-deklarim të pasurisë, nuk po pajtohet Prokuroria.
Këta të fundit kanë theksuar se kanë bërë ankesë ndaj vendimit.
Lajmin për “Betimi për Drejtësi”, e bëri të ditur zëdhënësja e kësaj Prokurorie, Laureta Ulaj.
“Ju njoftojmë se, prokurori i rastit ka paraqitur ankesë kundër aktgjykimit të nxjerrë nga gjykata kompetente lidhur me këtë çështje penale”, thuhet në përgjigjen e Ulajt.
I kontaktuar dy ditë më parë nga “Betimi për Drejtësi”, mbrojtësi i Hysenit, avokati Fatlum Podvorica tha se nuk ka pranuar ende zyrtarisht ankesë nga ana e Prokurorisë.