Profesori Smajljaj për Kurtin: Arsimi vazhdimisht ka qenë keq tek ne, por tani është edhe më keq - NACIONALE

Profesori Smajljaj për Kurtin: Arsimi vazhdimisht ka qenë keq tek ne, por tani është edhe më keq

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Politologu Avdi Smajljaj, ka kritikuar qeverinë dhe kryeministri, Albin Kurti për gjendjen e “keqe” në sektorin e Arsimit në Kosovë.

Ky reagim vjen pasi Kurti të dielën mbrëma ka publikuar disa të dhëna me të cilat është mburrur.

E për këtë Smajljaj ka thënë se arsimit ka qenë vazhdimisht keq por sipas tij, tani është edhe më keq.

“Nëse e konsideroni politikën si platformë për gara elektorake, për të marrur vota dhe për të mundur partitë tjera, vazhdoni të jeni komod, përderisa edhe partitë tjera vazhdojnë të mos kenë program për zhvillimin e arsimit.” – ka shkruar ndër të tjera në Facebook.

Shkrimi i plotë:

z. Kryeministër, arsimi vazhdimisht ka qenë keq tek ne, por tani është edhe më keq.

Ende nuk ka program për arsimin, madje ende nuk janë identifikuar e definuar problemet në arsim në të gjitha nivelet.

Nëse e konsideroni politikën si platformë për gara elektorake, për të marrur vota dhe për të mundur partitë tjera, vazhdoni të jeni komod, përderisa edhe partitë tjera vazhdojnë të mos kenë program për zhvillimin e arsimit.

Ajo që u bënë edhe më komod juve duke mos bërë gjë për arsimin, eshtë edhe fakti se në këtë shoqëri nuk i intereson kujt zhvillimi i arsimit. Andaj ju mund ta shfrytëzoni këtë neglizhencë shoqërore në maksimum.

Nëse e shihni politikën si përgjegjësi për zhvillimin e vendit, atëherë jeni në pozitë shumë të palakmueshme sa i përket politikave në zhvillimin e arsimit, duke mos adresuar problemet e thella që ka arsimi në të gjitha nivelet.

Megjithatë, të paktën do të duhej respektuar dinjitetin e qytetarëve, duke e thënë të vërtetën për atë që mundeni e nuk po beni për arsimin.

Lajme të ngjashme