Gashi e Gjinovci hynë në "rrjedha", kritikojnë qeverisjen e Kurtit për fushën e Arsimit - NACIONALE

Gashi e Gjinovci hynë në "rrjedha", kritikojnë qeverisjen e Kurtit për fushën e Arsimit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Shkëlzen Gashi ish-këshilltari i kryeminsitrit, Albin Kurti dhe përkrahësi i qeverisjes së Vetëvendosjes, Rron Gjinovci, duke se kanë hyrë në “rrjedha”, pasi më në fund kanë drejtuar ca kritika në drejtim të pushtetit. Kësaj radhe Gashi e Gjinovci janë ankuar për punën e dobët të Qeverisë Kurti në sektorin e Arsimit në Kosovë.

Një shkrimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për punën e qeverisë së tij në sektorin e Arsimit, ka nxitur reagimin edhe të përkrahësve të tij.

Kurti në Facebook publikoi disa të arritura në fushën e arsimit publik dhe rritjen e buxhetit për këtë fushë.

Me qeverisjen tonë arsimi i lartë publik është bërë falas për të gjithë sepse arsimi është e drejtë e pakushtëzuar. Po bëhet ndërlidhja e arsimit me ekonominë sepse hendeku ndërmjet aftësive profesionale dhe kërkesave të tregut është thelluar për shumë vite me radhë. Buxheti për arsim është rritur sepse investimi në arsim, është investim me kthim të sigurt.” – ka shkruar Kurti.

Tutje, Kurti ka renditur nëntë gjëra që sipas tij janë të arritura të qeverisjes së tij.

Por, dy analistët Shkëlzen Gashin dhe Rron Gjinovcin, kanë kritikuar të dhënat e Kurtit.

Gjinovci përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se janë "zero" arritje dhe nuk janë “domëthënëse”.

Ai ka propozuar që Qeveria Kurti të provojë të bëjë diçka në mandatin e dytë, që sipas Gjinovcit do ta fitojë përsëri Kurti.

Zero arritje domethënëse. Provoni përsëri në mandatin tjetër.” – ka shkruar ai në Facebook-un e tij.

Gjithashtu, bashkëautori i videocastit “rrjedha”, Shkëlzen Gashi i cili dikur ka qenë edhe këshilltar i Kurtit, ka treguar se çka po mungon te të dhënat që ka prezantuar kryeministri.

Gashi ka ironizuar duke thënë se Kurti është dashur ta shtojë edhe në katror në të cilin tregohet se viti akademi fillon më 1 tetor.

këtu po mungon edhe një katror me një tjetër sukses të jashtëzakonshëm: më 1 tetor filloi viti akademik në të gjitha universitetet në kosovë.” – ka shkruar Gashi në Facebook.

Në ndërkohë, puna e qeverisë në sektorin e arsimit është kritikuar në vazhdimësi.

Më së shumti kritika u bën tash në kohën e fillimit të vitit të ri shkollor për shkak të ndryshimit të mënyrës për furnizim me libra për nxënësit.

Kjo mënyrë ka lënë nxënësit pa libra. Kështu pretendojnë nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (SBASHK).

Kryetari i SBASHK-ut ka thënë se nxënësit nuk i kanë të gjitha librat dhe se kryesisht kjo është e vërejtshme me klasët e gjashta dhe të nënta pasi librat e rikthyer nga vitet e kaluara, janë të dëmtuar e disa edhe mungojnë.

Nga raportet që i kemi ne, kjo çështje nuk është përmbyllur as deri në momentin që po flas. Ka furnizim me tekste mirëpo jo në tersi të nxënësve dhe fatkeqësisht kemi nxënës ende nëpër klasa që nuk kanë fare tekste dhe një pjesë tjetër e nxënësve që i kanë pjesërisht tekstet. Problemi më i madh është krijuar veçmas me klasën 6-9 ngase tekstet e përdoruara vitin e kaluar kanë qenë të dëmtuara shumë, e një pjesë nuk janë kthyer fare nga nxënësit paraprak.” – ka thënë Jasharaj.

Kutjojmë se në krye të Minsitrisë së Arsimit është ministrja Arbërie Nagavci.

Lajme të ngjashme