“Profesori nga Parisi” vazhdon me sulme ndaj Nacionales: Eskalon në konspiracion, i serviloset edhe pak pushtetit - NACIONALE

“Profesori nga Parisi” vazhdon me sulme ndaj Nacionales: Eskalon në konspiracion, i serviloset edhe pak pushtetit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Nezir Kraki që në Kosovë njihet si “Profa nga Parisi”, nuk po i ndalon sulmet ndaj gazetës Nacionale.

Në një artikull krejt të zakonshëm të gazetës Nacionale për reagimet lidhur me mundësinë e hapjes së urës së Ibrit, Kraki nga Parisi ka hyrë në teori konspirative.

Ai ka eskaluar edhe në përdorimin e gjuhës, ashtu siç nuk do të duhej asnjë qytetar, e lëre më dikush që i thotë vetes profesor.

“Jo Unmikun por edhe Titon e Rankoviqin jane ne gjendje me i ringjalle veç me e pengu berjen e Kosoves. Se Kosova normale, shtet i forte e funksional, është armiku i vetem i krejt zagareve qe jane pasuru e faktorizu fale krimit dhe hajnise”, ka shkruar Kraki.

Ai në postimin e tij ka bashkëngjitur artikullin e Nacionales lidhur me reagimin nga BE-ja, KFOR-i dhe UNMIK-u për hapjen e Urës së Ibrit.

Pa asnjë tendencë ndaj zhvillimit në fjalë, Nacionale ka përmbledhur reagimet ndërkombëtare, ashtu siç kanë bërë të gjitha mediat e tjera. Por, profesori sërish zgjodhi ta godasë Nacionalen.

Ai ka lënë të nënkuptohet se Nacionale është krijuar nga pushteti kriminal. Sa për rikujtim, Nacionale është themeluar në kohën kur në pushtet ka qenë dhe është qeveria Kurti II.

Kraki ka eskaluar në teori konspirative duke përmendur përfitime, vila e përpjekje sabotuese ndaj Kosovës.

“Rikthimi i pushtetit kriminal qe keta i ka bere me portale, me firma, me banesa e me villa, është synimi madhor prapa perpjekjeve sabotuese ndaj Kosoves, ne vije me strategjine serbe. Keta brengosen per veriun e Kosoves aq sa une brengosem per dy livadhet e nje indiani qe gjenden ne zonen pakistaneze te Kashmirit. Halli eshte te parja, parja e krimit”, ka shkruar ai.

Kjo është vetëm një nga sulmet që ky profesor i bën ndaj Nacionales.

*Pavarësisht gjithë këtyre sulmeve, Nacionale e falënderon profesorin nga Parisi që gjen kohë të jetë lexues i rregullt i gazetës.

Lajme të ngjashme