Profesori amerikan: I shqetësuar për situatën në Ballkanin Perëndimor pas veprimeve të Putinit në Ukrainë - NACIONALE

Profesori amerikan: I shqetësuar për situatën në Ballkanin Perëndimor pas veprimeve të Putinit në Ukrainë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në një intervistë për A2 CNN, David Philips, kreu i programit për paqen dhe të drejtat e njeriut në Universitetit Columbia, shprehu shqetësimin për situatën në Ballkanin Perëndimor pas veprimeve të Putinit në Ukrainë.

"Është një skenar vërtet shqetësues. Komentet e Putinit dy ditë më parë në lidhje me përdorimin e armëve bërthamore tregojnë se konflikti mund të përshkallëzohet; Unë nuk e përjashtoj përdorimin e armëve kimike, biologjike dhe bërthamore nga Putin, prandaj jam mjaft i shqetësuar", tha ai.

Sipas Philips, një situatë e ngjashme mund të lindë në një shkallë më të vogël në Ballkanin Perëndimor, ku Serbia duket të jetë partneri i vetëm i Kremlinit në rajon.

“Bota është e ndarë midis demokratëve dhe autokratëve. Vuçiç është në anën e autokratëve. Nëse Putini ndihet i dëshpëruar për shkak të humbjes së luftës, mund të përpiqet ta shpërqendrojë Perëndimin dhe NATO-n, duke hapur një front tjetër e duke përdorur Serbinë dhe Vucicin si një luftë në distancë. Duhet të përgatitemi për këtë”, tha Philips.

Lajme të ngjashme