Profesor Maloku me ‘konspiracione’: Me barrikadat serbe po fiton shteti i Kosovës - NACIONALE

Profesor Maloku me ‘konspiracione’: Me barrikadat serbe po fiton shteti i Kosovës

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Profesori dhe ndjekësi i zhvillimeve politike në vend, Fadil Maloku ka komentuar situatën në veri, ani pse pak u hyri edhe konspiracioneve.

Sipas tij, me barrikada nuk po humbë shteti, por shteti fiton, teksa gjithçka që po ngjan atje po bëhet për resurse e jo për të drejtat e serbëve, sepse ata kanë të drejta më shumë se kudo tjetër.

Veç kësaj, ai radhiti edhe disa pika, ku mendon se Kosova po shënon progres.

"Qeveria e Republikës se Kosovës, ani pse e paguan rrymën elektrike për serbët lokalë, ata nuk e njohin këtë autoritet suprem! Kurrkund në botë nuk ndodh që një komunitet si pakicë absolute të marrë dy rroga! Të vetmit janë pakica serbe që merr: një nga Republika e Kosovës dhe një nga Republika e Serbisë!?", shkruan ndër të tjerash ai.

Më poshtë edhe postimi i plotë:

Lajme të ngjashme