Prishtinë: Gjendet i vdekur një burrë në banesën e tij, familjarët thonë se kontakti i fundit me të ka qenë para rreth një muaji - NACIONALE

Prishtinë: Gjendet i vdekur një burrë në banesën e tij, familjarët thonë se kontakti i fundit me të ka qenë para rreth një muaji

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një burrë është gjetur i vdekur në banesën e tij në Prishtinë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, familjarët kanë thënë se viktima ka jetuar i vetëm në banesën e tij dhe se kontakti i fundit me të ka qenë para rreth një muaji.

Rasti po hetohet.

Raporti i plotë:

HETIM MBI VDEKJEN

Prishtinë 21.10.2023-14:18. Është gjetur pa shenja jete në banesën e tij viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Sipas familjarëve viktima kishte jetuar i vetëm në banesën e tij, dhe kontaktin e fundit e kishin pasur me të para rreth një muaji. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi. Rasti në hetime.

Lajme të ngjashme